Lajme Javore

Informohu i pari

E vërteta që fshihet pas filmit turk që po bën namin, ja ç’kuptim ka ‘Lingo, lingo’

Edhe pse në kinematë turke u publikua tetorin e vitit të kaluar, filmi “Mrekullia në qelinë numër 7” suksesin po e përjeton tani. Ai është renditur si një nga filmat më të ndjekur në Netflix gjatë kësaj periudhe pandemie, kur të gjithë janë mbyllur në shtëpi.

Filmi flet për historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij. Historia e tyre ka përlotur botën dhe shprehja “Lingo, lingo” është bërë shumë e famshme.

Por çfarë do të thotë “Lingo, lingo”?

“Në film, Ova dhe Memo kanë një traditë të thërrasin “Lingo, lingo” dhe tjetri i përgjigjet “Shishe”. Këto dy fjalë janë huazuar nga një këngë tradicionale turke ku përdoret shpesh: “Lingo, Lingo, Shisheler”. Fjala “shisheler” përkthehet në “shishe”, ndërsa shprehja “lingo lingo” nuk do të thotë asgjë në turqisht, por është thjesht një fjalë plotësuese e këngëve, e ngjashme si “la la la”.