Lajme Javore

Informohu i pari

E trishtë/ 22-vjeçarja s’ushqen dot as me bukë thatë vajzën me ndihmën prej 3 mijë lekësh të reja

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Por teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë, e disa ndoshta nuk kanë fare.

Por historia e një nënë 22-vjeçare është akoma më e tri shtë se kaq. Mbaresa Marolli jeton në mjerim bashkë me vajzën e saj.

Prej tre javësh ajo është izoluar në banesë dhe nuk ka se ku të punojë. Nëna e re në moshë thonë se ndihma që merr prej 3 mijë lekësh të reja në muaj nuk i del për të mbajtur frymën gjallë.

Ajo ka treguar për ‘ora news’ se ish-burri e dh u nonte dhe atë dhe vajzën e tyre. Më tej ka thënë.

E lija gocën me të dhe kur vija qante, thoshte më rr ahu babi. Se ai nuk e duronte. Nuk kam sobë, frigorifer, lavatriçe. Nuk kam mundësi t’i blej. Kam dëshirë të punoj dhe kam kërkuar punë por për shkak të koronavirusit tani nuk dal dot.
Me tri shtim të madh në sy është shprehur edhe se 3 mijë lekët e reja që i jep bashkia e Pogradecit, nuk i dalin pas për t’i dhënë bukë thatë çdo ditë vajzës.