Lajme Javore

Informohu i pari

E thonë mjekët më të mirë/ Pini caj hudhre përditë: Do na uroni kur të shihni rezultatin

Në shumë vende të botës, njerëzit pohojnë efikasitetin e çajit të hudhrës kundër të ftohurës dhe kollës. Përbërësit e çajit luftojnë mikrobet dhe shpërbëjnë sekrecionet që ngacmojnë kollën, duke lehtësuar zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Siç mund ta keni mësuar falë artikujve hudhra është një antibiotik natyral shumë i pasur me antioksidantë. Këto vlera çlirohen shumë mirë në çajin e hudhrës që mund të jetë më i lehtë për t’u konsumuar çdo mëngjes.

Përbërësit:
Një thelb hudhër
250 ml ujë
3 gramë xhenxhefil të grirë
1 lugë gjelle me lëng limoni
1 lugë gjelle me mjaltë

Ziejeni ujin dhe ndërkohë prisni hudhrën në grimca. Pasi uji të marrë valë, shtoni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe lërini të ziejnë për 15-20 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lërëni enën mënjanë për 10 minuta të tjera. Kullojeni çajin dhe shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin për ta ëmbëlsuar. Mos u shqetësoni për aromën e keqe të hudhrës. Përfshirja e xhenxhefilit dhe limonit do të zhdukë erën e fortë të hudhrës nga goja dhe ju do të merrni vetëm përfitimet që ofron ajo