Lajme Javore

Informohu i pari

E tha publikisht se ishte me koronavirus, shërohet e reja shqiptare: Jam e fortë!

Disa kohë më parë një vajzë e re e pranoi publikisht se ishte e infektuar me koronavirus. Së fundmi vajza e re në moshë ka treguar me anë të disa postimeve në ‘Instastoryn’ e saj se e ka mundur koronavirusin.

Po ashtu ajo ka treguar se edhe nëna e saj e ka mpo shtur koronavirusin. Ajo ka shkruar:

Thjesht ishte një kalitje tjetër. Kuptova që jam më e fortë nga ç’mendoja. Më bëri të kuptoja që të punuarit me veten jep rezultat, pavarësisht se nuk është përherë e dallueshme në një situatë normale.
Më tej ka treguar se ajo dhe nëna e saj kanë dalë negative në testimet e fundit dhe tani po pret që të kalojnë edhe 14 ditë që të dalë nga izolimi. E reja ka shkruar gjithashtu se ka kuptuar se është më e fortë nga ç’mendonte.

Kujtojmë këtu se thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në vendin tonë.

Po ashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të repektuar në mënyrë rigoroze higjenën personale dhe distancimin social.