Lajme Javore

Informohu i pari

E pyetën a flet akoma me Andin pas ndarjes/ Ja si përgjigjet Jasmina e tërbuar





Ndërkohë që kanë kaluar javë nga ndarja e Jasmin Kadriut dhe Andi Artanit, të gjithë fansat e dyshes dhe ndjekësit e “Për’puthen” janë kuriozë të dinë raportin e tyre kohët e fundit dhe a flasin me njëri-tjetrin. Ish-konkurrentja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ku është përgjigjur me video.

E pyetur nëse ka ende kontakt me të riun nga Kosova, Jasmina ka treguat se me të nuk flet më që nga ditëlindja e Fation Kuqarit, kur u bënë block. “Më duket sikur më bëni padrejtësi sepse unë dua t’ju kthej përgjigje dhe çdo lloj gjëje pastaj keqinterpretohet. Nuk kemi folur që nga ditëlindja e Fationit, që kur jemi bërë block, që kur ju e keni parë në Instagram. Nuk kam çfarë të shtoj më”, thotë ajo.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Diona Fona, e cila u akuzua nga Jasmina se “hyri” mes saj dhe Andit, sqaroi në një intervistë në “Soiree” se me ish-konkurrentin kanë pasur vetëm bashkëpunim profesional dhe asgjë më shumë.