“E premte e zezë” në Francë/ 588 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit
Franca ka shënuar sot ditën me numrin më të lartë të vd ekjeve në 24 orë.
Autoritetet shëndetësore franceze konfirmuan 588 viktima nga koronavirusi këtë të premte.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Francë, Jerome Salomon, njoftoi gjatë konferencës së përditshme për shtyp, se numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në ka shkuar në 6507.
5091 njerëz kanë humbur jetën në spitalet e vendit, ndërsa mbi 1400 të tjerë kanë ndërruar jetë në shtëpitë e të moshuarve.
Zyrtarët francezë nisën të raportojnë viktimat nga shtëpitë e të moshuarve vetëm një ditë më parë.
Salomon tha se numri i të infektuarve me koronavirus në shkallë vendi ka shkuar në 64,338, nga të cilët 6662 ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Në një intervistë televizive, kryeministri Edouard Philippe, u kërkoi qytetarëve francezë të respektojnë masat kufizuese të vendosura që nga 17 marsi.
Phelipe theksoi se izolimi kombëtar mund të zgjasë përtej afatit aktual të 15 prillit.
Me afrimin e pushimeve tradicionale të pranverës, Philippe paralajmëroi ashpër francezët duke thënë se do të kishte kontrolle dhe gjobitje për ata që shkelnin rregullat.
Burimi: France24|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania