Lajme Javore

Informohu i pari

E papritur: Gold AG sapo u martua

Shumë nga personazhet e njohur preferojnë ta mbajnë larg syve të mediave dhe publikut jetën private. Kështu dhe reperi i njohur Gold AG, i cili i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi të bërë në Instagram. Reperi ka publikuar një foto të dy duarve të bashkuara në formë shqiponje dhe të gjithë vëmendjen e marrin unazat.

Ndonëse Gold Ag ka vendosur ta bëjë vetëm sot publike, data që ka vendosur në mbishkrimin e fotos tregon se dyshja i kanë dhënë fund beqarisë me datë 5 Mars. Për partneren e tij nuk dihen shumë detaje, përpos faktit se është shqiptare dhe jeton prej vitesh në Zvicër.