Lajme Javore

Informohu i pari

E nxehtë e madhe në Shqipëri/ Ja sa do të jenë temperaturat nesër





I nxehti me origjinë afrikane që ka mbërthyer vendin tonë do të vijojë ndikimin e tij edhe gjatë ditës së mërkurë paralajmërojnë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë me tendencë forcimi deri mesatare përgjatë bregdetit pasdite e në mbrëmje.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:

zonat malore 18°C deri në 36°C
zonat e ulëta 21°C deri në 40°C
zonat bregdetare 24°C deri në 38°C