Lajme Javore

Informohu i pari

E nxehta e madhe në Shqipëri/ Temperatura 41 gradë sot: Ja cfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim





Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njofton se Shqipëria vijon të mbetet në ndikimin e motit të nxehtë dhe në dy ditët e fundit të muajit korrik.

Sipas parashikimit të SHMU, temperaturat do të kenë rënie të lehta por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.

“Kjo valë nuk do të tërhqet edhe gjatë fillimit të gushtit”, njofton SHMU.

Postimi nga SHMU

Vendi vijon të mbetet në ndikim të motit të nxehtë.

Gjatë dy ditëve të fundit të muajit sërisht do të ketë mot të kthjellët. Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët.

Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.

Kjo valë nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të Gushti