E moshuara dërgohet në burg për 100-vjetorin e lindjes
Ruth Bryant është një grua nga Roxboro, Karolina e Veriut e cila ka zgjedhur një mënyrë të rrallë për të festuar 100 vjetorin e lindjes.
Si? Duke vizituar një qeli burgu.
Ndaj edhe kur miqtë dhe familja u mblodhën në Qendrën e të Moshuarve në Kembrixh Hills, Ruth nuk ndodhej aty.
Dëshira e saj u realizua dhe Ruth u arrestua ditën e 100 vjetorit të lindjes dhe u shoqërua në polici me pranga nga një agjent.
Ajo e luajti mirë rolin e të ndaluarës.
Një agjent shkoi në azilin e pleqve ku gruaja banonte dhe e pyeti:
A jeni ju zonja Bryant?
Ajo u përgjigj:
Varet se çfarë kërkoni?
Agjenti:
Të dua ty.
E moshuara tentoi edhe të bënte pak rezistencë ndaj agjentit duke shkaktuar humor tek të moshuarit e qendrës.
Më pas agjenti i vuri prangat dhe e dërgoi në rajon ku nuk mori një tortë por një bluzë me dedikim.
Më në fund hyra në burg.
Kjo është fraza që Ruth e tha duke buzëqeshur nga kënaqësia. Duket se kjo ka qenë një ëndërr e bërë realitet.
Burimi: Ladbible Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania