Lajme Javore

Informohu i pari

E kishte njeri te afert te familjes/ Beniada shfaqet e perlotur ne homazhet per Bujar Nishanin

Homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani kanë nisur në hollin e presidencës në orën 10:00, ku shumë miq, bashkëpunëtorë, të afërm e qytetarë të ndryshëm po zhvillojnë homazhe pranë arkmortit.Të shumtë janë personat e politikës por jo vetëm, që po kryejnë homazhe pranë arkmortit , ku ka marrë pjesë edhe mbesa e tij Beniada Nishani.Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare funebre e homazheve sipas protokollit të Shtetit, për t’iu drejtuar më pas varrezave të Sharrës ku do të prehet zoti Nishani.Përmes një vendimi qeveria shpalli datën 2 Qershor ditë zie kombëtare në nderim të ish-presidentit të ndjerë. Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysmë shtizë.