Lajme Javore

Informohu i pari

E kanë mbajtur sekret/ Dy këngëtarët shqiptarë paskan 3 vjet të martuar

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashur shqiptar. Dyshja e famshme janë prej disa vitesh bashkë.Së fundmi, dyshja e famshme kanë ndarë disa fotografi të veshur si nuse dhe dhëndër ndërsa kanë zbuluar dhe një sekret që nuk e kemi ditur më parë.Edhe pse dihej se ata janë martuar ligjërisht nuk dihej se ata kanë lidhur kurorë që nga viti 2019. Këtë detaj e kanë zbuluar vetë ata krahas fotografive që kanë publikuar. Mr & Mrs Prelvukaj. Të martuar që prej vitit 2019″, ka shkruar çifti krahas fotove.Kujtojmë që pak kohë më parë, kur u pyet se kur do të bëjnë një dasmë, Eni tha:

“Nuk besoj se do të bëj dasmë. Çdo ceremoni simbolike e kemi bërë vetëm me familjet tona.”Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të showbizit shqiptar. Dedikimet mes tyre janë të shumta dhe asnjëri nuk e ka problem të shprehë hapur dashurinë që ka për tjetrin.Burime prane ciftit kanë bërë me dije se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë me fëmijën e parë. Prej vitesh tashmë, ata janë në një lidhje të konsoliduar, e tanimë dashuria e tyre do të vuloset me një bebush!