E FUNDIT/ Vjen lajmi i mirë nga Italia, shënohet numri më i ulët i vd ekjeve që prej 17 marsit
Italia ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket rasteve me CoVid-19 në vendin fqinj. Sa u përket vde kjeve ka qenë dita më e ulët që prej 17 marsit, sot kishim 420 vik tima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25969.
Numër të lartë ka pasur edhe sa u përket të shëruarve plot 2922 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 60498 të shëruar , teksa dje ishte dita me më shumë të shëruar plot 3033 teksa ky trend i lartë i të shëruarve është prej disa ditësh.
Të prekurit e rinj kishin pësuar një rritje të lehtë ku nga 2646 ditën e djeshme sot kishim 3021.
Sa i përket numrit të rasteve aktive është ulur me rreth 300. Numri i personave që janë në gjendje kritike ka shkuar në 2173.
Koronavirusi në botë deri më tani ka prekur 2,775,207 persona, kanë ndë rruar je të 194,454 dhe janë shëruar 770,976, ndërsa rastet aktive janë 1809777.