Lajme Javore

Informohu i pari

E FUNDIT/ Kryeministri Rama jep lajmin e ri, Do hapen biznese të tjera në 27 prill-3 maj

Duke ju referuar listës së miratuar për bizneset e reja që do të lejohen të hapen nga dita e nesërme, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të bërë disa sqarime.

Në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se janë konstatuar disa dyqane joushqimore që kanë njoftuar se nga nesër do të rifillojnë aktivitetin, për të cilat thotë se duhet të bëjnë kujdes pasi nuk janë në listën e bizneseve të lejuara.

Kryeministri apelon që të gjitha bizneset të verifikojnë tek portali e-Albania nëse janë në listën e bizneseve të lejuara.

Ndërsa shton se nga dita e martë, dyqanet e lejuara do të duhet të jenë të pajisura me lejen për ushtrimin e aktivitetit, të cilën mund ta marrin tek portali e-Albania.

Rama thotë se nga java e ardhshme do të konsiderohet hapja edhe e disa bizneseve të tjera.

KUJDES! 🔴 KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË! 🔴 BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.

🔴 HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET. 🔴 JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër🙏

*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)