E fundit/ Humbin je tën 6 pacientë me Covid-19 në Shqipëri
Numri i vikti.mave nga Koronavirusi në Shqipëri vazhdon të rritet ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur je tën 6 qytetarë në dy spitalet Covid.
Bëhet fjalë për një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.