Lajme Javore

Informohu i pari

E ftohta e madhe në Shqipëri/ Në këtë qytet jepet alarmi: Do ngrijë uji…

Prej pak ditësh temperaturat në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ndërsa sinoptikanët parashikojnë se për gjatë gjithë javës së ardhshme termometri do të jetë në rënie.

I ftohti i acartë ka prekur të gjithë rajonin, me temperatura rekord deri në minus 31 gradë celcius në Sarajevë. Sakaq, Ujësjellësi i Devollit paralajmëron qytetarët për një fenomen që në këto zona është thuajse i zakonshëm. Atë të ngrirjes së ujit në tubacion gjatë të ftohtit ekstrem.

Ujësjellësi i bën thirrje banorëve të marrin masa për mbrojtjen e tubacioneve, në mënyrë që të mos ngrinë gjatë temperaturave nën zero.

Duke filluar nga dita e nesërme si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -10 deri -1°C
në zona e ulëta -4 deri 7°C
në zona bregdetare -1 deri 9°C

I ftohti polar vijon të jetë prezent gjatë gjithë ditës së sotme në vendin tonë.