E frikshme në New York/ Më shumë se 1 mijë policë rezultojnë pozitiv ndaj Covid-19
Më shumë se 1.000 oficerë të policisë në New York kanë rezultuar pozitivë ndaj testit të koronavirus. Në departamenti e policisë së New York me më shumë se 36.000 punonjës, 1.048 oficerë dhe 145 punonjës civilë kanë rezultuar pozitive për Covid 19. Departamenti shtoi se 5.657 oficerë, ose më shumë se 15% e forcës, lajmëruan që nuk ndiheshin mirë.
Guvernatori Andrew Cuomo, u shpreh:
Jam shumë i shqetësuar për punonjësit të cilët nga frika e infektimit, nuk po paraqiten në punë. Numri i policëve të sëmurë po rritet dita-ditës dhe kjo ka ndikuar në psikologjinë e kolegëve të tyre. Ata janë gjatë gjithë kohës duke patrulluar, pra jeta e tyre rrezikohet në çdo moment. Por, pavarësisht se si përparon kjo pandemi, oficerët e policisë do të qëndrojnë në vijat e para dhe do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre për të mbrojtur qytetarët. Do përpiqemi të shtojmë akoma më tepër masat mbrojtëse dhe të kryejmë sa më shumë teste tek ta.
Burimi: CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania