E ëma e quan kosovar dhe ai ia plas së qari, videon e këtij vogëlushi nuk ka ngelur njeri pa e parë
Një video e një vogëlushi mjaft simpatik që e quan veten shqiptar i Kosovës, po qarkullon online.Djali po i tregonte nënës së tij se mësuesja nuk duhet ta dërgojë tek shkolla e kosovarëve pasi ai nuk është kosovar.
Por kur e ëma i thotë je kosovar, ai nis të qajë.
“Unë nuk jam kosovar por shqiptar i Kosovës”, thotë djali duke qarë.
Videoja është bërë virale në shumë media dhe shumë personazhe të famshëm e kanë shpërndarë në profilet e tyre.