Lajme Javore

Informohu i pari

E bija e Rikard Ljarjes bën dedikimin përlotës: T’u bëftë shpirti dritë o babush!

Aktori dhe regjisori i madh Rikard Ljarja u nda nga je ta dy ditë më parë. Kujtojmë këtu se Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje rëndë. Aktori u përcoll ditën e djeshme për në banesën e fundit në qytetin e Shkodrës me një ceremoni të thjeshtë.

Kurse së fundmi vajza e aktorit të njohur ka publikuar në rrjetet sociale disa foto familjare dhe ka bërë një dedikim të ndjerë për të atin e saj.

Ajo ka shkruar se gjithçka do të jetë ndryshe. Po ashtu vajza e aktorit ka shkruar se e përcolli babanë e saj në ditë të vështira. Më tej ka shkruar:

Jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them babit mire u pafshim. Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim. E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur. Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona , familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prefshe ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush.
Rikard Ljarja luajti shumë role, por mund të thuhet se më së shumti ai është ngulitur në kujtesën e shqiptarëve me rolin e Dedës.