Lajme Javore

Informohu i pari

Dyshonin se ishte e infektuar me Covid-19, gruaja vdes pasi i shpërthen oksigjeni që i vendosën mjekët

Një 68 vjeçare ka ndër ruar j etë, pasi u dyshua se ishte infektuar nga koronavirus. Lynn Hadley, ndërroi j etë tr agjikisht pasi oskigjeni të cilin i kishin vënë, shpërtheu. E dyshuara për Covid-19, u gjend e djegur në banesën e saj. Vetëm një javë më parë, familjarët e saj kishin thirrur ambulancën pasi kishte shfaqur simptoma të Covid-19.

Mjekët vendosën që e moshuara të trajtohej me oksigjen, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Por, pikërisht oksigjeni i mo ri je tën. Teksa mjekët ishin duke rregulluar aparaturën, disa shkëndija të krijuara nga pajisja shkaktuar zjarr në kolltukun ku po qëndronte 68 vjeçarja.

Dy mjekët, arritën të largoheshin me shpejtësi nga shtëpia, por pa patur mundësinë të ndihmonin zonjën Hadley. Ajo nuk mundi dot të largohej nga vendi dhe ndë rroi je të për shkak të plagëve të rënda të djegjes.

Tashmë kanë nisur hetimet për ngjarjen:

Ka ndodhur një incident, një zjarr i fortë në dhomën e ndenjes së Znj.Hadley. E ndjera vuante nga temperature e lartë dhe nuk kishte fuqi. Ambulanca sipas simptomave, vlerësoi se ishte infektuar nga Covid-19 dhe vendosi t’i bënte trajtimin e nevojshëm me oksigjen. Brenda pak minutash, aparatura ka lëshuar shkëndija, të cilat shkaktuar zjarrin në vendin ku ishte ulur e moshuara. Në momentin që mjekët hynë përsëri në shtëpi për ta shpëtuar, ajo ishte e rrethuar nga flakët. Ekzekutivi i Shëndetit dhe Sigurosë do të hetojë këtë rast dhe do të caktohen penalitetet nëse është e nevojshme.