Dy vajza në QKUK po presin rezultatet për koronavirus
Dy persona, të dyja këto femra, njëra e vitit 2000, tjetra 1997, janë pranuar në Infektivë me dyshimet për koronavirus.
Analizat për të njëjtat janë marrë dhe pritet të dalin sot gjatë ditës.
Të dy këto femra janë izoluar në dhomat e veçanta në Klinikën Infektive, raporton Gazeta Express.
Deri më tani në QKUK janë bërë analiza të disa personave dhe asnjë nuk është diagnostikuar me virusin e quajtur Covid-19.
Në Shqipëri, ndërkaq, të dielën mbrëma janë konfirmuar dy raste të prekura me koronavirus. Njëri prej të prekurve kishte ardhur nga Italia, ndërsa është infektuar edhe babai i tij.
Italia është shteti evropian që ka më së shumti banorë të infektuar me koronavirus. Deri të dielën janë regjistruar 7 mijë dhe janë shu ar 366 persona. /Express/