‘Duhet të jetë e disponueshme për të gjithë’, kancelarja Merkel zotohet për vaksinën e koronavirusit
Ditën e sotme kancelaria gjermane Angela Merkel u zotua për fonde të konsiderueshme për kërkimet mbi koronavirus.
Merkel ka thënë se një vaksinë e mundshme kundër COVID-19 duhet të vihet në dispozicion për të gjitha vendet.
Sipas ‘AA’ kancelarja gjermane me anë të një video-konferencë midis liderëve të BE, tha se kthimi i jetës normale në të gjithë botën do të ishte e mundur vetëm pasi të zhvillohej një vaksinë kundër koronavirusit.
“Nëse gjejmë një ilaç ose vaksinë, testojmë dhe aprovojmë atë, atëherë kjo duhet të jetë e disponueshme për të gjithë botën,” theksoi Merkel.
Gjermania miratoi ditën e djeshme provat e para klinike të një vaksine COVID-19 te njerëzit.
Ndërkaq, shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë një vaksinë për virusin i cili ka ka vr arë më shumë se 183,000 dhe ka infektuar mbi 2.6 milion njerëz në të gjithë botën. Afro 715,000 pacientë të prekur nga koronavirusi janë shëruar.