Lajme Javore

Informohu i pari

‘Duhen së paku…’, Pipero tregon se kur do e kuptojmë nëse masat e reja janë pozitive apo negative

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka qenë i ftuar sot në emisionin Zonë e Lirë.

Pipero është pyetur nga gazetari Arjan Çani në lidhje me lehtësimin e masave dhe rezultatin që ato do japin në vazhdim.

Çani: Sa ditë duhet të kuptojmë që letësimi i masave do japi rezultat pozitiv apo negative?

Pipero: do duhen së paku dy javë për të parë rezultatet.

Çani: Në rastin më të keq, nëse ka shtim të rasteve dhe përkeqësim të gjendjes do futemi prapë brenda?

Pipero: Nuk duhet të marrim rastin më të keq, duhet të marrim atë të mirin. Jam i sigurt që nuk do kthehemi pas. Ecuria e epidemisë tek ne, ka qenë e butë dhe e përballueshme. Me disa luhatje, por tani me rezultate të mira, brenda së keqes që ekziston sigurisht.