Lajme Javore

Informohu i pari

Duan të dy t’ia vënë emrin Nala vajzës/ Atdheu flet për Bora Zemanin: E hoqa unë dhe ajo…





Në media është përfolur gjatë për një romancë të mundshme mes Atdheut të “Për’puthen” dhe moderatores Bora Zemani. Kjo ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora.

Edhe pse dyshja e kanë mohuar, nuk i kanë shpëtuar aludimeve të publikut. Së fundmi, ish-konkurrenti i “Për’puthen 2” ka qenë i ftuar në emsionin “D-night” në Rtv Ora ku dhe është pyetur në lidhje me zërat që qarkullojnë lart e poshtë.

Ai sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë, madje as një marrëdhënie miqësie, por thjesht nje raport ku në mes është respekti. Në lidhje me arsyen pse Atdheu dhe Borën nuk ndiqen më në Instagram, ish-konkurrenti ka treguar se ka qenë ai që e ka hequr moderatoren nga ky rrjet social pasi siç thotë dhe ai ashtu e pa më të arsyeshme.

Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?

Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.

Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?

Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?

Dajana: Keni pasur ndonjë kon flikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.

Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.

Dajana: E kuptoj!

Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme.

Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.

Edhe me këtë deklaratë të dhënë për emision e D-Night Atdheu sqaroi dhe mbylli gojët e liga në lidhje me këtë histori.