Lajme Javore

Informohu i pari

Dramë pafund për familjarët e vik timave të koronavirusit, presin javë të tëra për t’u dhënë lamtumirën e fundit

Numri i lartë i vik timave të pandemisë, ka shkaktuar krizë edhe tek agjensitë funerale.

Familjarët e vik timave, për fat të keq, janë duke pritur rreth 3-4 javë për të varrosur të afërmit e tyre. Ndërkaq, agjensitë funerale shprehen se ka mungesë arkivolesh dhe prodhuesit janë duke punuar 24/24.

Kjo do të thotë që trupat grumbullohen në morgje të përkohshme dhe funeralet vonohen, duke shtuar kështu dhimbjen e madhe të familjarëve. Një pjesë e madhe e funeraleve paguhen nga autoritetet lokale, ndërsa ka familjarët të tjerë që duan të bëjnë diçka më të personalizuar, e cila rrjedhimisht kërkon më tepër kohë.

Stewart Jukes, drejtor i një agjensie funerale tregon:
Ndërmarrja ime po prodhon mbi 350 arkivolë në ditë. Po punojmë edhe gjatë natës për të arritur të plotësojmë kërkesën. Është një punë shumë e vështirë në këto moment, por jemi të vendosur të bëjmë të pamundurën që të gjitha vik timat të respektohen edhe në momentet e tyre të fundit. Tashmë jemi detyruar që produktet tona të mos i bëjmë më me të njejtat materiale si më përpara, por më të dobëta, pasi nuk na i mundëson koha t’i bëjmë ndryshe. Familjarët nuk kanë më mundësi të zgjedhin modele, thuajse të gjitha agjensitë po bëjnë të njejtin model për të arritur t’i shërbejnë në kohë.