Lajme Javore

Informohu i pari

Donaldi tërbon keq Sarën/ Nuk mund ta prekësh nga kofsha ashtu…

Teksa ishin ulur për të fjetur, PM ndodhej pranë krevatit të Beatrix dhe Donalit duke biseduar. DJ dhe aktori i humorit kishin vendosur që t’i bënin një rreng Sarah, e cila vjen më pas te dhoma e gjumit. Dyshja po flisnin për blogeren, sikur një nga banorët kishte bërë thashetheme për të. Sarah i pyeste se kush ishte personi në fjalë dhe PM e Donaldi vijonin me rrengun ndaj saj.

Donaldi: Ajo nuk e kishte me atë sepse ajo atë gjë bën me të gjithë. Thjesht ideja ishte se ajo e ka parë nga mënyra se si të puth Sarah ty, kupton? PM: Ajo ka parë se puthna pa ndjenja Sarah: Kush? Për çfarë po flisni? PM: A të ka thënë edhe ty? Donaldi: Ideja është se duhet ta lësh të flasë vetë

Sarah: Ka thënë gjë Antonela prapë? PM: Mua kjo gjë më ka irrituar Sarah: Kush pra, se po përmendet emri im Donaldi: Sarah po e bën për lojë Sarah: Kush e thotë këtë, ta di të paktën. O PM se më çmende, kush? PM: A jena puthë dy herë? Sarah: O zemra ime nuk ka rëndësi puthemi unë e ti, nuk ka ça i duhet njerëzve.

Donaldi: Edhe i ka numëruar PM: Ka pa me kujdes sa herë jena puthë. A jeni puthë te pasqyra te veranda? Donaldi: Asaj i duket sikur çdo gjë rrotullohet rreth asaj. Ti kishte edhe një lloj faji se nuk mund ta prekëshe nga kofsha ashtu PM: Po nuk e bëra me ndonjë vetëdije Donaldi: Po ti hiqe dorën kur asaj e sheh sa i pëlqen PM: Ku e kam ditë unë. Donaldi: Po bëjmë shaka

Ndërkohë, Beatrixi i ka hapur zemrën Big Mamës dhe i ka thënë se nëse do ishte jashtë s’do ishte lidhur me Donaldin. Mbrëmjen e djeshme Big Mama i ka rrëfyer Beatrixit qëndrimin që ajo ka për lidhjen e saj me Donaldin. “Unë mendoj se nuk duhet të ishe nxituar’”, i tha ajo Beatrixit.

Ndërsa Beatrix replikoi duke thënë se nëse kjo marrëdhënie do të ishte krijuar jashtë, do të ishe më shumë e rezervuar dhe mbase nuk do të kishte lejuar kurrë të ndodhte. “Këtu është një realitet tjetër, jashtë ti ke mundësinë ta mendosh veprimin tënd ndërsa këtu ngjarjet ndodhin kaq shpejt sa ti nuk e mendon dot aq gjatë”, tha ajo. Big Mama e këshilloi këngëtaren që të ndiqte zemrën dhe se në një shoqëri si e jona ‘çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë’.