Lajme Javore

Informohu i pari

Donaldi sqarohet me Trixën/ Kam dhe unë gjendjet e mia…

Mes Donaldit dhe Beatrix duket se marrëdhënia është stabilizuar.

Keqkuptimet janë lënë pas dhe duket se çifti ka vendosur të shijojë qëndrimin brenda shtëpisë.

Donaldi ka sqaruar gjatë spektaklit të sotëm se shumë gjëra nuk i shpreh dot, kjo për shkak se nuk dëshiron të nxisë debate.

‘’Ka shumë gjëra që mbase mua nuk më bëjnë të ndihem mirë, por tek e fundit unë zgjedh q të mos i them pasi e di shumë mirë që argument pas argumenti do lini një debat. Unë nuk jam ftohur me Beatrix por kam edhe unë gjëndjet e mia. Po të ishim jashtë gjërat do të ishin ndryshe, këtu brenda ka shumë presion. Duhet menduar që unë kam 100 ditë i izoluar’’,- tha ai.

Nga ana tjetër edhe Beatrix këmbënguli që ai ta ngrejë zërin për çdo gjë që mendon se nuk po shkon siç duhet.