“Don Zhuani” Papa: Kur kisha kaçurrela e para, fëmrat pranë meje pinin më shumë uiski, se ujë!
Që Parlamenti është kthyer në një strehë degjenerimi, gallate dhe turpi e ka humbur çdo funksion që supozon të përfaqësojë, kjo nuk ka më asnjë dyshim… Thjesht për faktin se deputetët, ata që përfaqësojnë popullin me fjalët e tyre e kanë kthyer minutazhin e diskursit një shfrytëzim për t’u vënë në qendër të vëmendjes me deklaratat kontraverse.
Në rrëshkitje e sipër, duke dalë jashtë kontekstit për mesazhin që kishte për meshkujt se duhet të jenë më të sjellshëm me femrat, deputeti Kostaq Papa habiti këdo që e dëgjonte, duke i bërë të shpërthejnë në të qeshura.
Kështu deputeti i opozitës parlamentare ka ndarë nga fjalimi i tij disa minutësh në foltoren e Kuvendit disa detaje pikante nga jeta në rininë e tij, ku përfshiheshin flokët kaçurrela dhe uiski.
Papa u shpreh:
Të gjithë duhet të jemi pak xhentëlmenë. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat, sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit