Doktor Pipero përlot të madh e të vogël/ Ja cfarë do të bënte po të kishte vetëm dy ditë jetë
Po kalojmë ditë të vështira në këtë situatë pandemie që ka mbërthyer gjithë botën.
Duke u folur për Krishtlindjen e pazakontë këtë vit, gjatë fjalës së saj poetja Rita Petro foli për rëndisinë e kësaj provokoi me pyetjen se çfarë do bënin nëse do kishin vetëm 2 ditë kohë?
Panelistët në studion e “Open” u emocionuan nga përgjigja e doktor Pëllumb Piperos.
“Jua them me sinqeritetin më të madh. Po të kisha vetëm 2 ditë kohë do të qëndroja në spital dhe do të vazhdoja punë si mjek për të shpëtuar jetë njerëzish”- tha Pipero.
“Shumë e bukur kjo. Si violinistët te filmi i Titanikut”, – ndërhyri Rita Petro.