Lajme Javore

Informohu i pari

Doktor Pipero bën paralajmërimin / Duhet ndaluar udhëtimet jashtë Tirane urgjentisht!





Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, në ABC-ja e mëngjesit, foli për situatën, ndryshimet, rastet e reja dhe respektimin e masave të Covid-19.

“Virusi ka shumë të panjohura. Në fillimet e tij kishte më shumë f rikë dhe pasiguri, pasi nuk kishim informacion se çfarë do të ndodhte”, tha Pipero.

Ndërsa u ndal tek ashpërsimi i masave, nëse duhet të merrej apo jo një vendim i tilli nga Komiteti Teknik, Pipero tha se është me rëndësi që të kufizohen lëvizjet në fundjavë, duke shtuar se nuk është për mbyllje.

“Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane. Në fundjavës duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19. Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale.