Lajme Javore

Informohu i pari

Do ktheheni përmbys nga e qeshura/ “Gati shpirti sa s’na plasi”, Olsi Bylyku bën këngë për treshen Bora-Donald-Beatrix

Tashmë personazhet e “Big Brother Vip”janë pjesë e çdo bisede të shqiptarëve. Trekëndëshi Bora-Donald-Betrix, ka qënë një ndër temat më të diskutuara dhe ka arritur të “rrëmbejë”vëmendjen e të gjithëve, të madhi dhe të vogli. Nuk kishte se si kjo situatë t’i shpëtonte edhe aktorit të humorit, Olsi Bylyku, i cili ka dedikuar menjëherë një këngë.

Ndër të tjera në këngë ai thotë: “Gati shpirti sa s’na plasi, Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha e shiti te dollari”.

Krahas videos së publikuar në Instagram, ai ka shkruar: “Shpresojme te vijne dite sa me te mira per Shqiptaret dhe te gjitha keto halle te mbarojne…”. Kjo video e aktorit ka shkaktuar mjaft të qeshura në rrjet dhe ka marrë qindra komente nga fansat.