Lajme Javore

Informohu i pari

Do ketë pushime verore këtë sezon? Mjeku Pipero shfaqet optimist: Plazhet tona do shijohen shumë këtë vit (Video)

Në lidhje me pushimet verore nëse do të ketë të tilla për këtë sezon, mjeku Pipero shprehet optimist se turizmi vendas do të jetë maksimal dhe se plazhet do të shijohen, por gjithmonë duke pasur kujdes dhe respektimin e disa protokolleve që do të vendosen për të parandaluar rrezikun e krijimit të vatrave të reja me koronavirus.

“Jam optimist se do të jemi të lirshëm për të shijuar pushimet, nuk e di sa do hapen kufijtë pasi kjo nuk varet vetëm nga ne, por turizmi vendas do të jetë maksimalisht i angazhuar duke ruajtur disa norma të rëndësishme të shmangies apo kujdesit për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Ndoshta mund të lind nevoja e një pasaporte shëndetësore, por kam bindjen se plazhet tona ne do i shijojmë këtë vit duke pasur pak më shumë kujdes”, tha Pipero

Vetë kryeministri Rama tha më herët se brenda mesit të muajit maj do të fillojmë të mendojmë për turizmin duke parë edhe gjendjen në vendet e tjera lidhur me situatën nga COVID-i.

Ndërsa ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha në një intervistë për Report TV se fokusi këtë vit do të jetë turizmi vendas.