Lajme Javore

Informohu i pari

“Do hapen ditët e ardhshme”, Rama rendit bizneset e fashës së parë: Janë tre kategori, por duhet ta kenë të qartë që…

Ditët e ardhshme janë disa biznese që do të ngrenë qepenat, pas mbylljes për shkak të izolimit total nga gjendja e krijuar prej pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama ka treguar në Opinion skenarin e hapjes, që tha se është një skenar i cili ishte shumë i lidhur me atë që ndodhi sot në Parlament, pra votimi i ndryshimeve në Kodin Penal.

“Me futjen në Kodin Penal të dy paragrafëve të rëndësishëm për epideminë, se ishim i vetmi vend në Evropë pa asnjë gjë në Kodin Penal për epideminë, duke pritur zbardhjen që ma ha mendja do vijë shpejt edhe firma nga Zyra e Presidentit për të pasur një qëndrim të harmonizuar dhe një produkt sa më gjithëpërfshirës, në varësi të asaj, duhet të jetë e qarët, kur të hapemi kush shkel rregullat është shumë më i rrezikshëm se sa sot, e kemi në skenarin e hapjes tre kategori, që janë kategoritë me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Me risk të ulët ku merren parasysh një sërë kriteresh, shitje me pakicë në dyqane, tregti me pakicë e veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e tekstileve me pakicë, tregtia e artikujve prej lëkure, pajisjeve të ndriçimit, luleve,orëve bizhuteritë, pajisjet audio, qylymat, lodrat për fëmijë, etj.

Kjo është fasha e parë që duam ta hapim në ditët në vijim. Kur them në ditët në vijim është e rëndësishme të hyjë në fuqi Kodi Penal e që nuk bëhen numra me jetët e njerëzve.

Java e ardhshme do jetë hapje përgatitore, do u themi çfarë pritet do i kenë shumë të qarta protokollet e sigurisë, do garantojnë veten, punonjësit e klientët.