Lajme Javore

Informohu i pari

Do bëhej nuse me fustan të bardhë/ Vajza shqiptare ndërron jetë nga korona në lule të rinisë 27-vjece, nuk kishte asnjë sëmundje





Priste te martohej, por një 27-vjeçare nga Berati ka nderruar jete nga koronavirusi. Ariola Sakollari Gjeçi ka humbur jetën nga Covid-19.

E reja që priste të martohej së shpejti humbi jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte në in tubim.

Banuese në lagjen “Donika Kastrioti”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, ajo u dërgua në spitalin Covid ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

Ditë zie ka qënë kjo e sotmja, jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit, por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin.