Lajme Javore

Informohu i pari

Do bëhej nuse me fustan të bardhë po ja mori jetën Covidi në lule të rinisë/ Prek në shpirt shoku i 27-vjecares shqiptare: Je në parajsë tani





Ditën e djeshme u regjistrua një lajm i trishtë në qytetin e Beratit, ku një 27-vjeçare nga lagjia “Donika Kastrioti”, ndërroi jetë nga Covid-19.

E reja, u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ditë zie ka qën jo vetëm për familjarët e Ariolës që e përcollën për në banesën e fundit, por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin. Pak më parë një prej miqve të saj ka bërë një dedikim prekës në llogarinë e tij të “Instagram”, ku thotë se Ariola i takon vetëm parajsës.

Më konkretisht, ai ka shkruar se:

Dashuria dhe v de kja vijnë gjithmonë të paftuar. Vd e kja po na ndjek vazhdimisht dhe në çdo sekondë ajo po afrohet gjithmonë e më shumë. Vetëm se ndonjëherë ajo fik dritat. Ashtu siç fiku dritën e një të reje që sapo nisi jetën. 1 bashkëmoshatareje, 1 mike, 1 shoqe klase, banke dhe një ndarëse ëndrrash të cilat që sot nuk do të shifen dot më. Çka është pak por e sigurtë, ti i takon vetëm parajsës.