Lajme Javore

Informohu i pari

Djali i stilistes së njohur shqiptare u hodh nga spitali Covid dhe humbi jetën/ Sot do bënte 30 vjec; Prek familja e tij lëshon 30 pëllumba, shkoni te djali në qiell





Xhino Koça, djali me portretin e qeshur nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më. Sot ai do të festonte 30-vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë, familja e tij ka vendosur ta kujtojë në një mënyrë të veçantë.

Nëna e tij, stilistja e njohur, Lira Koça ka bërë një postim në Instastory, ku ndër të tjera shkruan: “Data 5 mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit, duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”.

I shtruar në spital i infektuar nga COVID-19, Xhino vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit.