Lajme Javore

Informohu i pari

Dj Sardi bëhet baba për herë të parë/ Ja emri i vecantë që ka zgjedhur për të birin…

Dj Sardi na tregoi para pak javësh se do të bëhej baba për herë të parë. Ai konfirmoi lajmin e ëmbël përmes disa fotove shumë të bukura, të publikuara në Instagram, me partneren e tij që ekspozonte barkun e rrumbullakosur.

Ai shprehej i emocionuar dhe se mezi priste ditën që ta mbante në krahë bebushin. Por, sot, pritja e ëmbël ka marrë fund!

Djali ka ardhur në jetë, dhe Sardi ka ndarë me ndjekësit foton e parë me të, teksa e mban në krahë. Ai dhe partnerja, Jonisa, e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Zais Denzel.

“E gjithë bota mu shemb përpara teje. Zais Denzel Shehu. 22.01.2022”, ka shkruar ai krahas fotos. Kujtojmë që DJ dhe partnerja e tij, Jonisa janë prej kohësh në një lidhje dashurie.

Ai ka treguar më herët se njiheshin që nga koha e gjimnazit dhe pasi u takuan vite më vonë me njëri-tjetrin vendosën që të lidheshin, e tanimë nga kjo dashuri ka ardhur në jetë Zais Denzel!

Ne i urojmë jetë të gjatë Zais Denzel Shehut dhe babi Sardit dhe mami Jonisës shumë urime dhe djali i tyre të ketë jetë të gjatë e të lumtur.