Lajme Javore

Informohu i pari

Ditëlindje në karantinë: Pamje nga 35 vjetori i Bieta Sulos

Këtë të enjte moderatorja e njohur Bieta Sulo feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur 35 vjeç. Ndryshe nga vitet e tjera, ky vit e ka gjetur në karantinë moderatoren por për aq kohë sa është me familjen, e ka nisur ditën plot dashuri.

Bieta ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto ku shfaqet me vogëlushin e saj Kroi duke luajtur pranë tortës dhe ëmbëlsirave tjera. Moderatorja shihet mjaft e lumtur pranë të birit i cili padyshim ia bën këtë ditë edhe më të bukur.

“Dhe na gjeti kështu kjo ditë e vitit të 35-të…”, shkruan Bieta krahas fotove me të birin.