Lajme Javore

Informohu i pari

Dikur ngrinte lart flamurin shqiptar/ Sot kampioni Ilir Suli flet gati duke qarë: Ua them unë nën kampion i botës mjeshtër i madh: Ikni nga Shqipëria

Peshëngritja është një nga sportet që ka prodhon vazhdimisht kampionë të mëdhenj në vendin tonë, por ndër dekada ka vazhduar nënvlerësimi i këtyre kampionëve dhe mungesa e mbështetjes ka bërë që ata të vuajnë për të siguruar edhe një jetë normale në këtë vend.

Ilirjan Suli është një nga shembujt më të pastër. Në një prononcim të shkurtër për Real Neës, Suli pyetet nëse e njeh patronazhistin e tij. Përgjigja e tij është e qartë dhe e pastër, tregon qartë dhimbjen dhe mbresat negative që i ka lënë trajtimi i vendit tonë një kampioni.

Sot 46 vjeç, Suli tregon se është i papunë që kur ka lënë sportin dhe këshillon gazetaren dhe kameramanin të lënë sa më shpejt vendin e të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht.