Lajme Javore

Informohu i pari

Dhu noi mjekun në Berat dhe u tha se u shkarkua, qytetari: Hasan Ahmetaj është ende në detyrë

Një denoncim i rëndë mbërriti disa ditë më parë në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar nga Berati tregoi një rast flagrant dhu ne, me protagoniste Policinë e Shtetit.

Protagonist i dhu nës nuk ishte ndonjë efektiv i thjeshtë, por vetë drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.

Sipas edhe disa pamjeve Ahmetaj dh unoi mjekun e urgjencës së spitalit të qytetit, Edison Skëndo, specializant në kardiologji.

Fill pas kësaj ngjarjeje u tha se drejtori i Policisë së Beratit, është larguar nga posti. Sipas ‘ATNA.info’ u bë e ditur se ishin marrë edhe masa për zëvendësimin e tij.

Mirëpo një qytetar nga Berati ka shkruar sërish për redaksinë e JOQ ALBANIA. Ai shprehet se Ahmetaj nuk është larguar nga detyra, por vazhdon punën në Berat si drejtori i Policisë së qytetit.

Është e turpshme dhe absurde se si një person me ngjarje të tilla vazhdon të jetë ende në detyrë, aq më tepër në një pozicion drejtues.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Berati ta mbaje gezuar Hasan ahmetajn. Nuk shkarkohet. Te rroje partia. Nuk ka asnje urdher per shkarkim.