Lajme Javore

Informohu i pari

Dhimbje dhe ethe, gazetarja e njohur del me Koronavirus

Gazetarja e njohur amerikane e “CNN”, Brooke Baldwin ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një statusi në profilin e saj të Instagramit.

Ajo ka treguar se gjithçka ka nisur pasditen e djeshme dhe simptomat e para ishin të dridhura, dhimbje, ethe.

“Kam rezultuat pozitive me Koronavirus. Jam mirë. Gjithçka filloi pasditen e djeshme. Të dridhura, dhimbje, ethe. Kam mbajtur distancën sociale dhe kam ndjekur çdo këshillë-por prapë më ra. Jam e shëndetshme, nuk kam probleme të tjera shëndetësore. Ndihem si një ndër njerëzit me fat. Mezi po pres të kthehem në televizion”, ka shkruar ajo mes të tjerash.