Lajme Javore

Informohu i pari

Detyra e Gjysheve nuk është të rris niprit dhe mbesat, atë duhet ta bëjnë prindërit : Roli i gjysheve është që të

Cili është roli i gjyshes? Të rrisë nipat dhe mbesat? Jo, ata duhet ti rrisin prindërit e tyre. Gjyshja ndihmon të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit.

Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë, për vajzën, apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron, se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj.

Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, “ti s’di” dhe mund ta dëmtosh fëmijën, meqenëse nuk di, kështu, do e përkujdes unë, që të mos dëmtohet fëmija. Kjo mënyrë është vetëm e dëmshme, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re.

Fëmija do të rritet nga nëna e tij sepse vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurie dhe besimi për jetën, që bën të mundur, një jetë sa më pak problematike në të ardhmen.