Deri Në 5,000 Ton Ar Gjenden ‘Nën Dyshekët E Njerëzve’ Në Turqi – Kërkohet Kthimi Në Banka, Pas Coronavirusit
Bankat turke dhe rafineritë e arit ndihmuan 100 ton ar “të fshehur në shtëpi” për t’u rikthyer në sistemin financiar edhe pse rreth 3000 deri në 5000 ton mbeten të ngujuar “nën dyshekët e njerëzve”, tha kreu i një rafinerie kryesore ari.
Sipas Daily Sabah, përcjell Telegrafi, Ayşe Esen, Drejtore e Përgjithshme e Rafinerisë së Arit të Stambollit (IAR), tha se ata kishin filluar një projekt me 12 banka të mëdha tregtare 10 vjet më parë për të ndryshuar zakonet e kursimit të arit të njerëzve, duke i penguar ata të grumbullonin metalin e çmuar në shtëpi.
“Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se ka rreth 3,000-5,000 ton ar të ruajtur nën dyshekët, që është një ekonomi informale me një madhësi prej 200-300 miliardë dollarë”, ka thënë Esen.
“Kthimi i kësaj sasie ari përsëri në qarkullim mund të sjellë zgjidhje për shumë nga problemet financiare të vendit”, ka shtuar ajo.