Lajme Javore

Informohu i pari

Deputetin shqiptar e ka marrë malli për Enverin/ Shisni trupin! Enca dhe Ronela jetojnë në bollëk material, por në boshllëk shpirtëror

Buja e Ronela Hajatit në Eurovision duket se s’ka të ndalur. Kanë qenë të shumtë personazhet public që e kanë komentuar performancën e këngëtares, ku një pjesë e mbështet dhe duartroket e pjesa tjetër e quan Turp.Këtyre të fundit u është bashkuar edhe ish-deputeti socialist Dritan Bici. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bici u drejtohet dy këngëtareve Hajati dhe Enca. Veç të tjerash, ai i rikthehet edhe nostalgjisë për vitet e komunizmit.“

Pse ti Enca e di veten artiste? Ju dilni ne skene apo ca klipe sa per te ekspozuar trupin tuaj,pastaj jeni ne pritje te pazarit. Pastaj me leket qe beni me shitjen e trupit ndertoni marketingun elektronik”.“Dilni e beni klipe ekstravagante.Artistet e vertete po v desin ne mjerim, ashtu si kane v dekur piktoret e medhenj, muzikantet e famshem. Te pakten ne qe kemi jetuar edhe vitet e pushtetit komunist e kemi perjetuar edhe artin e vertete”.“Aktore, muzikante, piktore, skulptore, kengetare, dirigjente apo valltare te vertete ka pasur shume ajo kohe dhe qe sot jane pjese e pasurise kombetare te kultures, por fatkeqesisht po ikin ne mjerim material”.“Ju Enca e Ronela jetoni në bollëk material, por në boshllëk shpirtëror”, shkruan ish-deputeti. Komentet në statusin e tij kanë qenë të shumta.