Deputeti Italian:Nuk janë 25 mijë viktima, vdiqën nga infarkti dhe kanceri
Nga foltorja e kuvendit Italian, Vittorio Sgarbi ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po manipulon numrin e vik timave, duke e mbajtur vendin të mbyllur. Teksa ka cituar Institutin e Shëndetit Publik, deputeti kontravers i zonës së Emilia Romagna-s, ka përdorur tone të ashpra, kur tha se të vdekurit po përdoren për politikë dhe terr orizëm.
Sipas Sgarbit, të paktën 60% e vikt imave kanë shkak patologji të tjera, si zemra apo kan ceri dhe jo prekjen nga Covid -19.
“Jo më 26 Shkurt, po në 9 Mars, shkenca thoshte se virusi ishte pak më shumë se një grip. E ka thënë dhe është e dokumentuar. Atëherë thoni të vërtetën. i dëgjuat dhe i dhatë numrat. Po i jap dhe unë. Mos thoni 25 mijë të vdekur, nuk është e vërtetë. Mos i përdorni të vdekurit për retorika politike dhe terr orizëm. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë se 96.3% kanë vdekur nga patologji të tjera. Ekzaktësisht numrat thonë këtë. Është e vërteta. 60 përqind kanë vdekur nga patologji të tjera, thënë nga Instituti i Shëndetit Publik, nëse nuk e di lexo”, u shpreh Sgarbi, që në fakt pak sekonda më herët (ndoshta gabimisht) tha se kjo shifër ishte 96,3 përqind.
Më tej duke thënë se në 4 Maj Gjermania do të funksionojë normalisht, deputeti tha se Italia është nënshtruar dhe ka mbyllur 70% të industrisë.
“Në Gjermani, ekonomia, shëndetësia dhe shkollat në 4 Maj do të funksionojnë normalisht. Jemi vendi me të drejtat më të vogla në Europë. Gjermania ka dhënë prova të forcës dhe të përgjigjes së drejtë, ne këtu jemi nënshtruar edhe një herë nga Gjermania nga sëmundja.
Kemi mbyllur 70% të ndërmarrjëeve. Isha i pari që kërkova mbylljen e parlamentit. Pikërisht se e vërteta është gjëja më e rëndësishme të japim numrat realë. Të mos gënjejmë.
Të paktën këtu të themi të vërtetën, të matemi me Gjermaninë, të jemi të bashkuar në liri, kundër hipokrizisë dhe numrave falsë që jepen për të terr orizuar italianët. 25 mijë të vde kurit janë të vde kur nga infarkti, nga ka ceri, të mos i përdorim për të trembur italianët për t’u dhënë qytetarëve lajme të rreme. Nuk kanë vd ekur në Itali 25 mijë persona nga koronavirus, nuk është e vërtetë”, tha Sgarbi në parlament./Opinion.al