Deputetet socialiste thyejnë rregullat në mes të Tiranës, 4 veta në një makinë
Që prej të hënës qeveria publikoi rregulla të reja për lëvizjen e qytetarëve në këtë periudhë izolimi.
Për lëvizjen e makinave, u tha se në automjet duhet të jenë vetëm dy persona, të ulur larg njëri tjetrit, shoferi dhe pasagjeri në sendiljen mbrapa, anash.
Mirëpo mesa duket kjo masë nuk respektohet as nga ata që jo vetëm votojnë ligje, por duhet të japin edhe shembuj në zbatimin e tyre.
Bëhet fjalë për tre deputetet e Partisë socialiste, Antoneta Dhima, Evis Kushi dhe Vilma Bello.
Ato, sapo dalin nga Parlamenti, futen në një makinë të treja, ku I priste shoferi.
Përveç shkeljes së masës, ato nuk respektojnw as distancimin social. Ndërkohë që përveç 3 grave, në automjet është edhe shoferi, 4 vetë që lëvizin me të njëjtën makinë duke thyer masat e Covid-19.