Denoncimi/ “Rama gënjen, qeveria u dha ndihma vetëm 4 mijë familjeve”
Pak ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi se në lidhje me krizën e shkaktuar nga Covid-19 janë ndihmuar më shumë se 220 mijë familje dhe individë në nevojë në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Mirëpo, kjo gjë është përgënjeshtruar nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila thotë se e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Rama.
Sipas saj, faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në nevojë, të cilët përdoren për propagandë në Facebook-un e kryeministrit.
Vokshi thekson se sipas dokumenteve zyrtarë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin.
Denoncimi i plotë:
Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë.