Lajme Javore

Informohu i pari

Del skandali/ Zbulohet fituesi i Big Brother: Vetë Edi Rama do t’ia dorëzojë kupën…

Tashmë është bërë zakon që ne si Popull të na deformohet e drejta e votës kurdo dhe kudo. Sikur të mos na mjaftonin dekadat në komunizëm, sikur të mos na mjaftonim dekadat në të ashtuquajturën Demokraci, ku sa herë na jepet ajo e shkretë ‘e drejtë vote’, na deformohet rrugës; na shitet, na blihet, dhe në emër të Popullit thuhet e bëhet gjithçka, por në të vërtetë, vetëm Populli që nuk vendos.

Kjo parantezë na erdhi teksa në vesh na mbërritën fjalët, se ky fenomen paska trullosur edhe autorët e një programi, që për hir të së vërtetës ka shumë shikueshmëri. Arsyeja në fakt kuptohet.

Vetëm cilësia nuk ka lidhje, por fakti që jemi Popull me ‘1001 h alle’ dhe programe të tilla na heqin pak mendjen nga përditshmëria e vu ajtur. E kemi fjalën për BIG BROTHER VIP.

Mësojmë se produksioni e paska paracaktuar fituesin dhe shqiptarët harxhojnë kot ato ‘5 lekë’ për të votuar dy herë në javë. ‘Top Channel’ paska prenotuar dy helikopterë privat për më datë 18 Shkurt, natën e finales së BBV. Deri këtu në rregull, sepse shikueshmëria e 4 muajve i ka sjellë mjaftueshëm të ardhura, sa t’i lejojnë vetes një mbrëmje pompoze dhe glamuroze.

Por, destinacioni i helikopterëve qenka Vlora. Në qytetin bregdetar është menduar të transportohen dy finalistët e BBV, dhe me një matematikë amatore, bëhet fjalë që njëri prej tyre do të jetë Donald Veshaj, i vetmi nga Vlora. Dhe vendi i përzgjedhur nuk është rastësisht, pasi është menduar që Donaldit t’i jepet kupa pikërisht në qytetin e tij, në Vlorë. Dhe ‘përralla’ nuk mbaron me kaq.

Lajm përbën edhe ai që do ja dorëzojë fitoren e paracaktuar Donaldit në Vlorë, as më shumë e as më pak, por Kryeministri i vendit, Edi Rama, një tjetër njeri që thotë se është shumë i lidhur me Vlorën. Do thoni ju që këtu njerëzit kanë ha lle e nuk kanë bukë të hanë, ndërsa Kryeministri e paska mendjen te BBV, ‘mirëkuptojeni’ Bablokun, siç keni bërë deri tani, se e dini që ai vdes për pak show,

‘PR’ siç thuhet në gjuhën e këtyre gjërave. Në fakt, ankesa të tilla për hile të mëdha, siç i themi në gjuhën popullore, të tipit “opinionistët të njëanshëm, produksioni mban me hatër Donaldin, ku në çdo puntatë ‘prime’ emisioni rrotullohet rreth tij, por duke ja fshirë të këqijat, në një kohë kur publiku ka tjetër mendim për këtë djalosh, që mund të jetë gjithçka, përveçse një shembull për bashkëmoshatarët, që vëllai i tij Romeo është ‘regjisor’ i produksionit, etj., etj., etj.,” ne na vijnë plot në redaksi, por nuk i kemi dhënë shumë rëndësi në fakt.