Danimarka hap shkollat/ Ja si do të duken klasat në ditët në vijim
Këtë javë në Kopenhagen, Danimarkë u vendos të rihapen shkollat, pas një bllokimi të gjatë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Nga pamjet e publikuara nga CNN vihen re fëmijë që shëtisin në oborret e shkollës me çantat në shpinë dhe me prindërit përdore.
Mesa duket sikur gjithçka po i rikthehet normalitetit. Jimmy Skov Glasdam Adetunji, drejtues i arsimit të mesëm në Shkollën Hendriksholm në Rodovre, kaloi nëpër klasa me një shkop matës për të siguruar që 440 nxënës të mund të uleshin të paktën dy metra larg nga njëri-tjetri.
Kopshti i shkollës është i ndarë në gjashtë seksione me shirita pengesë të kuqe dhe të bardhë, dhe është hartuar një diagram i detajuar për prindërit që përshkruanin orët e mbërritjes, rrugët, pushimet dhe kohën e drekës.
Ai tha:
Mezi po pres që të shoh përsëri fëmijët. Por ne do të duhet të flasim për pandeminë dhe rregullat dhe pse sheshi i lojërave tani shënohet me shirit policie. Pra, do të jetë një kontrast midis argëtimit dhe seriozitetit.