Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin të gjitha/ Ja pse u kris marrëdhënia mes Arjolës dhe Monikës….

Brenda shtëpisë Monika dhe Arjola u bënë dy mikesha të ngushta. Përgjatë ditëve ato treguan se kjo miqësi do të vijonte dhe jashtë. Por duket se vetëm pak ditë pasi ato kanë lënë shtëpinë, marrëdhënia mes tyre është ftohur.

Ish-banoret e “Big Brother VIP” ishin të ftuar mbrëmjen e të martës në Fun Club, ku kanë komentuar lojën e finalistëve dhe ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme.

Teksa po komentonte rrugëtimin në BB, Monika shprehu dashurinë ndaj Arjolës, me të cilën ka pasur një raport të mirë brenda shtëpisë.“Të dua shumë,” iu drejtua ajo Arjolës.

Por ajo që ra në sy ishte reagimi i ftohtë i kësaj të fundit. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë përplasje pas daljes nga shtëpia e BB por aktoret lanë të nënkuptojnë se marrëdhënia e tyre nuk është si më parë. Arjola është shfaqur e nervozuar.

Monika në ‘Fun Club’ ia ktheu me të njëjtën monedhë. “Unë di që Arjola ka qenë e rënduar psikologjikisht dhe nuk u mora fare me këtë, jam e sigurt që ajo ka mbrojtur Ilirin që në fillim.

Unë thjesht i bëra një sqarim, Arjolë e dashur ti thuaj vetëm të vërtetën për çfarë kemi thënë ne të dyja”, deklaroi ish-banorja.

Arjola në studio ka reaguar ashpër ndaj Monikës duke bërë që të gjithë ish banorët e ‘Big Brother Vip’ të ngelen të habitur. I menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e moderatores Dojna Mema për ta qetësuar situatën, por duket që diskutime me tone të forta ka vazhduar.

Monika e zhgënjyer dhe me zërin që i dridhet ia thote në sy: Kam qarë me ty për Ilirin, ndërsa ti mu lusje dhe më thoje “Të lutem Monika mos ia vë re Ilirit”. Më poshtë mund të ndiqni debatin e ashpër.